Ballina Lajme Bota/Rajoni Trupi i Merkel dridhej i tëri, mjeku i saj tregon arsyen

Trupi i Merkel dridhej i tëri, mjeku i saj tregon arsyen

28
SHPËRNDAJE

Angela Merkel nuk u pa në gjendje të mirë dje gjatë një ceremonie zyrtare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është dridhur gjatë ceremonisë së pritjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Më vonë në konferencën për media, Merkel tha se ishte mirë dhe kishte nevojë për tri gota ujë.

Doktori i saj, Jakob Berger, që u intervistua nga Focus Online. tha se dridhja e kancelares erdhi si pasojë e dehidratimit, njofton Klan Kosova.

“Në Berlin është shumë nxehtë tani dhe një grua si Angela Merkel me siguri që ka një jetë stresuese”, tha ai.

Ai e përjashtoi sëmundjen e Parkinsonit si shkak për këtë duke thënë se dridhjet ishin tepër të ekzagjeruara për t’u ngjasuar me atë çrregullim degjenerues.

Në mediat sociale, kritikët e Merkel e të djathtës ekstreme, ishin të shpejtë që të hedhin akuza. Ata thanë se Merkel kishte rënë në shesh gjatë himnit kombëtar.

“Duhet të jetë e vështirë të qëndrosh akoma, derisa luhet himni kombëtar i një vendi që ju e urreni mbi të gjitha”, shkruante një përdorues në Twitter.
Merkel është bërë një figurë e urryer për nacionalistët gjermanë për shkak të faktit se ajo mbajti kufijtë e vendit të hapur gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015, një vendim që çoi në qindra mijëra refugjatë në Gjermani.

Mediat gjermane gjithashtu thonë se kjo nuk është hera e parë që i ndodhi Merkelit në temperatura të larta të verës.

Gjatë një vizitë shtetërore në Meksiko disa vjet më parë, kancelarja kishte filluar të dridhej.