Ballina Lajme Bota/Rajoni Trumpi-Iranit: Për 52 pengjet amerikane, ju sulmojmë në 52 vende

Trumpi-Iranit: Për 52 pengjet amerikane, ju sulmojmë në 52 vende

14
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërcënuar Iranin për pengjet amerikane që janë mbajtur atje.

Ai ka paralajmëruar se forcat e vendit të tij i kanë vënë në shenjestër 52 lokacione iraniane dhe do të sulmojnë shpejt dhe fuqishëm në rast se Irani i sulmon amerikanët apo asetet e tyre.

Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas vr’asjes së gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani, përmes një sulmi me dron pranë aeroportit të Bagdadit.

Vr’asja e tij paraqet tensionim edhe më të madh të marrëdhënieve mes dy shteteve, ndërsa Irani është zotuar se do të hakmerret për sulmin e Shteteve të Bashkuara.

Duke shkruar në Tëitter, presidenti amerikan tha se Irani po flet me guxim shumë të madh për shënjestrimin e aseteve të Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se i ka identifikuar 52 lokacione iraniane, disa prej të cilave kanë rëndësi shumë të madhe për Iranin dhe kulturën e këtij vendi, dhe paralajmëroi se ato do të goditen shumë shpejt dhe fuqishëm, nëse Irani i sulmon Shtetet e Bashkuara.

Presidenti tha se kjo shifër e paraqet numrin e pengjeve amerikane që u mbajtën të ngujuar për më shumë se një vit nga Irani pasi ishin rrëmbyer nga ambasada amerikane në Tehran.

Disa minuta pas kësaj deklarate, faqja e internetit të një agjencie qeveritare amerikane u hakua nga një grup i quajtur “Grupi i Hakerëve Iranianë të Sigurisë Kibernetike”, shkruan “BBC”.