Ballina Lajme Bota/Rajoni Trump telefonon Putin: Gati t’ju dërgojmë ndihma mjekësore për të përballuar pandeminë

Trump telefonon Putin: Gati t’ju dërgojmë ndihma mjekësore për të përballuar pandeminë

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti amerikan Donald Trump telefonoi homologun e tij rus Vladimir Putin, ku i shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihma mjekësore në Rusi pas krizës që po përjeton Moska nga situata e Covid-19.

----

Rusia ka regjistruar për disa ditë me radhë mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus, shkruan CNN.

“Gjatë diksutimit për pandeminë Covid-19, u vlerësua bashkëpunimi dypalësh dhe të dy presidentët ranë dakord të rrisin më tej koordinimin në këtë drejtim. Në veçanti, pala amerikane ofroi gatishmërinë e saj për të dërguar ndihma mjekësore në Rusi”, njoftoi Kremlini.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere konfirmoi detajet përmes një postimi në Twitter. Ai tha se presidenti Trump “përsëriti faktin se Shtetet e Bashkuara po punojnë shumë për t’u kujdesur për qytetarët amerikanë dhe gjithashtu është janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për çdo vend, përfshirë Rusinë.”

----- ----