Ballina LifeBizare Trump kërkon ndihmën e Apple për të zhvilluar rrjetin 5G!

Trump kërkon ndihmën e Apple për të zhvilluar rrjetin 5G!

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar shefit të kompanisë së teknologjisë, “Apple”, Tim Cook, të angazhohet dhe të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit 5G.

“Apple i kanë të gjitha: paratë, teknologjinë dhe vizionin”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë përmes një postimi në Twitter. Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të qasjes në internet që karakterizohet me një shpejtësi të madhe të shkarkimit. Kina ka arritur tashmë ta vërë atë në funksion në të paktën 50 qytete.

Por rolin kryesor të zhvillimit të 5G-së në këtë vend e ka kompania Huawei, e cila ka përfunduar në listën e zezë të amerikanëve nën dyshimin e përgjimit të klientëve.

Edhe pse si Pekini, ashtu edhe Huawei vetë, i kanë mohuar akuzat, SHBA sërish i kanë bërë thirrje shumë vendeve që të ndalin bashkëpunimin me Kinën në këtë drejtim, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

---- ----
----
----- ----
-----