Ballina Lajme Bota/Rajoni Trump do të marrë pjesë në garat me makina me “bishën” e...

Trump do të marrë pjesë në garat me makina me “bishën” e blinduar (FOTOT)

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raportohet se po përgatitet për të shkuar me makinën e blinduar në garën e së dielës ‘Daytona 500’ në Florida.“Daily Mail” shkruan se Trump do të bëjë fillimisht një xhiro me “bishën” e blinduar në pistën e garave.

Trump dhe bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Melania Trump, u fotografuan duke zbritur nga aeroplani Air Force One në Florida, për të marrë pjesë në garat me makina në Daytona Beach.Donald Trump do të bëhet Presidenti i parë i SHBA-së që do të sinjalizojë fillimin e nisjes së garës të së dielës ‘Daytona 500’.Ndërsa përpara tij, Presidenti që ka parë nga afër këto gara, ka qenë George W. Bush.

Për ditën e dielë, Administrata Federale amerikane e Aviacionit ka njoftuar kufizimin e fluturimeve në Florida për shkak të prezencës së Presidentit Trump në garat me makina.Edhe Shërbimi Sekret Amerikan, që kujdeset për sigurinë e kreut të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se dronët privatë do të ndalohen të ngrihen në fluturim në një rreze prej 50 kilometrash

---- ----
----
-----
-----