Ballina Lajme nacionale Trump apo John Bolton? Grenell zbulon se kush propozoi shkëmbimin e territoreve...

Trump apo John Bolton? Grenell zbulon se kush propozoi shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

108
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka treguar se e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve.

Gjatë një interviste në Fox News ai u pyet nga gazetarja rreth takimit që do të mbahet në Washington me 27 qershor, ndërsa zbuloi se kjo ide ishte e John Boltonit dhe jo e presidentit Donald Trump.

“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, qe nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton. Kur pranon të punosh për një President si Trump, që është njeri që dëshiron të ndryshoj Washingtonin, nuk mund te veprosh si John Bolton. Si përfundim kjo nuk është një konflikt në mes të Demokrateve dhe Republikaneve, por një “lufte” ne mes te Washingtonit Zyrtar me pjesës tjetër të Amerikes”,- tha ai.

Lidhur me këtë takim dje ka shkruar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka përcjellë një deklaratë të Richard Grenellit, në të cilën thuhet se takimi në Washington do t’i hapë dyert për zhvillimin ekonomik të rajonit.

---- ----
----
-----
-----