Ballina AKTUALE Trotuaret nuk do të jenë më vendë parkime ilegale (Foto)

Trotuaret nuk do të jenë më vendë parkime ilegale (Foto)

220
SHPËRNDAJE

Inspekcioni i komunal në bashkëpunim me Policinë e trafikut rrugorë ka filluar pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale.

Ky aksion ka filluar kryesisht në qendër të qytetit dhe deri më tani janë shqiptuar disa tiketa kundërvajtëse.

Veturat të cilat janë parkuar në hapësirat jo të destinuara për parkim, do të gjobiten nga Inspekcioni dhe Policia.

Për këtë gjendje BujanociNet ka shkruar disa herë artikuj të cilët ishin denoncuar nga qytetarët.

Qytetarët thonë se parkimi ilegal po ua pamundëson atyre qarkullimin e lirshëm dhe po rrezikon jetën e tyre.

“Mendoj që po bëjnë gabim, sepse neve këmbësorëve nuk po na lënë hapësira që janë të dedikuara për ne”, shprehet qytetarja.

“Nuk është mirë sepse rrezikohet qytetari-këmbësori”, thotë qytetari tjetër Arsim Sahiti.

Duke u bazuar në ankesat e qytetarëve dhe në kërkesën e tyre që të shtohen kontrollet në përgjithësi, Komuna e Bujanocit do të ndërmarrë edhe aksione tjera që kanë të bëjnë me kontrollimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm.

Këto aksione priten që të vazhdojë edhe në ditët ne vijim.

Aksioni i sontëm sipas Inspekcionit dhe Policisë, po bëhet në vazhdën e intensifikimit të punës, në forcimin dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik, dhe ngritjen e sigurisë.