
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Lushnje. Tritoli ishte vënë në banesën e Albert Taullaut dhe nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale. Albert Taullau është vëllai i Sajmir Taullaut, të cilit disa muaj më parë iu bë atentat në lokalin e tij.
Berti Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 iu bën dy atentate nga të cilat ai mori vetëm disa dëmtime të lehta. Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjes, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.
Mirëpo familja Taullau është përfshirë që prej vitit 1997 në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit, Baki Taullau.
Saimir Taullau ka dëshmuar në gjyq për atentatin ndaj të vëllait, duke thënë se i njihte personat që e vranë, duke i identifikuar ata si anëtarë të grupit të Aldo Bares.