Ballina Sport Tronditëse nga Spanja, 35% e Valencias me koronavirus!

Tronditëse nga Spanja, 35% e Valencias me koronavirus!

20
SHPËRNDAJE

Një lajm shokues vjen nga Spanja, e komunikuar nga vetë klubi i Valencias. Te Los Che nuk janè vetëm 5 rastet me koronavirus por shumë më tepèr. Plot 35% e skuadrès spanjolle është prekur me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Valencias, që ka bërë të ditur se pas transfertës në Milano ndaj Atalantës në Champions League, ndeshje që u luajt me tifozë, janë infektuar me koronavirus më shumë se 1/3 e skuadrës spanjolle.

Valencia nuk i ka zbuluar emrat e të prekurëve të tjerë nëse janë futbollistë apo pjesë e stafit, por e sigurt është që situata te Los Che është emergjente. 5 tè prekurit e parë te Valencia janë Garay, Mangala, Gaya, Camarasa dhe Juan Aliaga.

-----