Ballina Lajme Bota/Rajoni Tronditëse! Nëna i vdiq nga koronavirusi, gjatë funeralit vdes edhe vajza (FOTOT)

Tronditëse! Nëna i vdiq nga koronavirusi, gjatë funeralit vdes edhe vajza (FOTOT)

64
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Britani, ku një vajzë vdiq në funeralin e nënës së saj, që humbi jetën pasi u infektua nga COVID-19.

32 vjeçarja britanike Laura Richards, pësoi arrest kardiak kur arkivoli i nënës së saj Julie Murphy, 63 vjeçe, po ulej në gropë. Të afërmit e tmerruar dhe prifti që merrte pjesë në funeral u përpoqën të shpëtonin Lauran, por ajo vdiq në vendngjarje.

----

Ajo ishte mes pak njerëzve që u lejuan në funeralin e Warwickshire në Anglinë qendrore, prej rregullave të distancimit social. Julie, nënë e katër fëmijëve vuante nga skleroza, dhe vdiq më 15 mars pasi i kap nga koronavirusi në azilin ku jetonte.

Motra e Lauras, tha se familja ishte goditur rëndë nga tragjedia e dyfishtë.

 

----- ----