Ballina Lajme Bota/Rajoni Trondit Financial Times: Koronavirusi ka shkaktuar 60% më shumë viktima se sa...

Trondit Financial Times: Koronavirusi ka shkaktuar 60% më shumë viktima se sa raportohet

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 mund të jenë 60% më shumë se shifra zyrtare e deklaruar.

Ky është konkluzioni i një studimi i realizuar nga Financial Times në 14 vende të botës të cilat janë të prekura nga koronavirusi, përfshirë Italinë dhe disa vende të mëdha europiane.

----

Gazeta britanike flet për 60% më shumë viktima se të dhënat zyrtare, 122 mijë vdekje më shumë se 77 mijë të deklaruar në vendet ku është kryer ky studim.

Ekspertët arritën në këtë përfundim pasi krahasuan vdekjet e ndodhura midis muajit mars dhe prill të këtij viti me ato të ndodhura gjatë së njëjtës periudhë në 5 vitet e shkuara.

Edhe nëse për shtetet e tjera që nuk u përfshinë në studim llogaritja do të ishte e njëjtë, koronavirusi mund të ketë shkaktuar vdekjen e 318 mijë personave në mbarë botën dhe jo 200 mijë nga sa është deklaruar.

Në të gjitha vendet e studiuara, përveç Danimarkës, numri i vdekjeve nga muaji mars në prill do të kishte tejkaluar mesataren historike, në Itali 90%, në Belgjikë 60%, në Spanjë 51%, në Holandë 42% dhe në Francë 34%.

Financial Times kalkulon 155% më shumë viktima se në Lombardi, epiqendra e pandemisë, krahasuar me mesataren e 5 viteve më parë, dhe vetëm në provincën e Bergamos 464% më shumë.

----- ----