Ballina Lajme nacionale “Tritan, respekte do pimë kafe pastaj”, Tërmeti ndez protestën anti-Rama në Përmet!...

“Tritan, respekte do pimë kafe pastaj”, Tërmeti ndez protestën anti-Rama në Përmet! (Video)

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nuk ka kaluar pa incidente dhe medoemos pa protestë anti-Rama nga mbështetësit e opozitës, takimi elektoral i kryeministrit në Përmet.

Ai u prit nga një turmë protestuesish të drejtuar nga Tritan Shehu te “Ura e Leklit”, ndërsa në fjalën e tij e cilësoi një çetë me 50 veta.

Teksa thirrjet “Rama ik” i drejtoheshin kryeministrit, ishte kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ai që e ndezi turmën me një provokim. Ai hapi xhamin e makinës së tij dhe prej andej përshëndeti ish-deputetin Tritan Shehu duke thënë: “Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?‘.

Ndërsa protestuesit vijuan me thirrjet ‘Rama ik’, pasi ishte momenti kur po parakalonte eskorta e shefit të qeverisë.

Ndërkohë një person afrohet dhe e detyron të futet sërish brenda makinës. Por nuk munguan as reagimet nga kampi tjetër i protestuesve të cilët nëpërmjet një gjuhe fyese kanë komentuar veprimin e Termet Peçit por dhe fushatën elektorale të Edi Ramës.

Gjithashtu këtë veprim e ka komentuar dhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu me një postim në Facebook, ku shkruan se Rama hyri në Përmet i maskuar.

“Termet Peci fsheh Ramen midis makinave te militanteve te Tepelenës për t’ju shmangur zemërimit te popullit te Përmetit. Peci për te tërhequr vëmendjen e popullit te Përmetit, qe protestonin tentoi qëllimisht te provokonte, ndërkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur. Sot Rama arriti ne panik ne Permet me 90 minuta vonese se sheshi ishte me karrike bosh, derisa u cfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Këlcyra e jashtë Qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nen “garancinë” e Termetit”, shkruan Shehu.

---- ----
-----