Ballina Lajme nacionale Tri mandate kryetar i LDK-së, tri herë humbës i zgjedhjeve në Kosovë

Tri mandate kryetar i LDK-së, tri herë humbës i zgjedhjeve në Kosovë

14
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa është zgjedhur për herë të tretë kryetar i LDK-së.

Pa kundërkandidat dhe me aklamacion Isa Mustafa ka fituar mandatin e tretë në krye të Lidhjes Demokratike, në Kuvendin që kaloi mes kritikash brenda e jashtë partisë.

Derisa Fatmir Sejdiu u ankua se iu pamundësua gara, pas rizgjedhjes së Mustafës kanë ardhur edhe disa dorëheqje nga strukturat e partisë. Megjithatë, Mustafa, i cili mori shumicën e votave të 350 delegatëve, ka thënë të dielën se në Kuvend u demonstrua një kulturë demokratike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kuvendi ynë unifikoi diversitetin tonë të mendimit dhe të veprimit, që emërues të përbashkët e ka programin tonë politik të qendrës së djathtë, dhe për më shumë e ka Kosovën tonë. Kuvendi na bashkoi të gjithëve. Të gjitha gjeneratat dhe të gjitha aspiratat. Kështu, bashkë, do të shkojmë drejt fitores së madhe në zgjedhjet e ardhshme. Kur jemi bashkë, s’ka kush që na del para”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka shtuar se e konsideron veten të nderuar me besimin që i dhanë delegatët e Kuvendit. Sipas tij, këtë besim e meritojnë dhe e kanë merituar shume veprimtarë dhe veprimtare të LDK-së.

“LDK-ja ka njerëz të mrekullueshëm. Besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi ndaj gjithë juve”, ka theksuar ai.

-----