Ballina Lajme nacionale Tri kosovare torturojnë zviceranen dhe e filmojnë nudo, indinjatë në Zvicër

Tri kosovare torturojnë zviceranen dhe e filmojnë nudo, indinjatë në Zvicër

1750
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tri shqiptare nga Kosova me banim në Zvicër akuzohen nga prokuroria se rrëmbyen dhe torturuan një shtetase zvicerane.

----

Përplasja nisi pasi Mira.A çoi në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, shoqen e saj kosovare, Lara.O. Por kur Lara O. mori vesh se çfarë kishte ndodhur, vendosi që të hakmerret. Ajo njoftoi tre bashkatdhetarët e saj: Alba Z. 23-vjeçare dhe dy motrat Svea, 25-vjeçare dhe Dinora K. 29-vjeçare për ngjarjen dhe u kërkoi ndihmë.

Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z. i ngriti kurth viktimës. Ajo i kërkoi takim në një parking restoranti.

Por aty e prisnin edhe vajzat e tjera, që e morën viktimën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas, ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e kërcënuan nga forma të ndryshme. Lara, vajza nga Kosova që e torturoi viktimën është shprehur se situata mund të ishte përshkallëzuar edhe më shumë.

Vajza e marrë peng u përgjërua për falje, ndërsa pengmarrëset e keqtrajtonin dhe poshtëronin me mënyra nga më të ndryshmet. Ato e detyruan të rrinte lakuriq para një kamere dhe të fliste për preferencat e saja seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin “torturueset” e saj.

Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.

Tre vajzat kosovare janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

----- ----