Ballina Lajme Bota/Rajoni Tregjet e obligacioneve në Europë dërgojnë sinjale jo të mira

Tregjet e obligacioneve në Europë dërgojnë sinjale jo të mira

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kostot e mbrojtjes po rriten së bashku me rendimentet e obligacioneve dhe tregtarët të shqetësuar po përgatiten për një përkeqësim të gjërave.

Tregjet e obligacioneve të Europës po dërgojnë sinjale se shitja e fundit mund të mos ketë qenë shumë e mbarë.

Kjo nuk ka ndodhur që nga viti 2016, kur Banka Qendrore Europiane tronditi tregun duke njoftuar se do të fillonte të zvogëlonte programin e saj të blerjes së obligacioneve.

Sot, perspektiva e një përmirësimi në çmimet e konsumit është nxitësi.

Stimuli i majmë në SHBA dhe përhapja e vaksinave në Bashkimin Europian dërgoi një përfaqësues të tregut të inflacionit në nivelin më të lartë nga se është parë në dy vjet, gjë që bëri që të rritej rendimenti në obligacionet më të vjetra.

Borxhi europian ka dëmtuar mbajtësit me një humbje prej 2% deri më tani.

“Investitorët janë më të etur për t’u mbrojtur nga një rritje e normave sesa një rënie.” – tha Marco Meijer, një strateg i lartë i normave të G-10 në BNP.

“Tregtarët gjithashtu kanë nevojë të sigurojnë pozicionet e tyre dhe kjo gjë mund të çojë në një lëvizje të amplifikuar.”- shtoi ai.

Gjatë dy muajve të fundit, shkëmbimi është rritur dhe kjo ka bërë që primet mbrojtëse dhe obligacionet të lëvizin në drejtime të kundërta gjatë pjesës më të madhe të këtyre pesë viteve.

Në gjithë këtë ndikojnë edhe faktorë të tjerë ku një rast specifik janë pensionet.

Fondet e pensioneve hollandeze nuk i mbrojnë më pasuritë e trashëguara si më parë dhe e kanë shtyrë kohëzgjatjen e detyrimeve ndaj tyre. Kjo ka efektin e heqjes së një blerësi të qëndrueshëm nga tregu, duke çuar në një kurbë më të pjerrët.

Europianët janë të shqetësuar që e gjithë kjo rritje e paqëndrueshmërisë së normave do të ndikojë edhe në elementë të tjerë të tregut.

Bloomberg

---- ----
----
----- ----
-----