Ballina Lajme Bota/Rajoni Tre viktima në Egje, Turqia akuza Greqisë: Refugjatët u lidhën, u rrahën...

Tre viktima në Egje, Turqia akuza Greqisë: Refugjatët u lidhën, u rrahën dhe u hodhën në det

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Roja bregdetare turke ka publikuar pamje teksa duket duke shpëtuar tre emigrantë, ndërsa akuzon rojet bregdetare greke për prangosjen e 7 emigrantëve dhe hedhjen e tyre në Detin Egje pa xhaketa shpëtimi, duke i marrë jetën tre prej tyre.

“Rojet bregdetare greke goditën shtatë emigrantë, morën sendet e tyre, iu lidhën duart me pranga plastike dhe i hodhën në det pa xhaketa shpëtimi”, shkroi në Twitter ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu.

Rojet bregdetare turke lëshuan më pas një deklaratë duke thënë se ata kishin shpëtuar tre persona dhe kishin gjetur trupat e dy të tjerëve, ndërsa një i tretë vdiq në spital.

Kërkimi për personin e fundit të zhdukur vazhdon”, thanë rojet bregdetare turke, raporton oranews

“Na morën telefonat dhe paratë, pastaj na rrahën”, thotë një prej emigrantëve në videon e postuar nga Soylu.

Greqia mohon akuzat ndërsa shton se ka mbrojtur ujërat e saj territorialë.

Ministri grek i Migracionit Notis Mitarachi i tha AFP se vendi i tij po mbroj kufijtë “në përputhje me rregulloret evropiane dhe ligjin ndërkombëtar”.

Ne nuk kemi kthyer anije. Ne kemi parandaluar që anijet të hyjnë në territorin evropian dhe grek. Kjo është diçka e lejuar nga rregulloret”, tha Mitarachi.

The post Tre viktima në Egje, Turqia akuza Greqisë: Refugjatët u lidhën, u rrahën dhe u hodhën në det appeared first on KOHA.

---- ----
-----