Ballina LifeBizare Tre ushtrime që ju forcojnë mendjen në vetëm 5 minuta në ditë!!

Tre ushtrime që ju forcojnë mendjen në vetëm 5 minuta në ditë!!

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ndërtimi i fuqisë mendore nuk ndryshon shumë nga ai I fuqisë fizike. Nëse bëni ushtrime që forcojnë muskujt, mund të bëni të njëjtë gjë edhe me mendjen. Vetëm pak minuta në ditë mjaftojnë për ta stërvitur trurin të mendojë ndryshe apo të menaxhojë më mirë emocionet.

1. Identifikoni tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës

Të mendosh se çfarë gjërash të mira të kanë ndodhur, në vend të atyre te këqija, ka ndikim të madh në shëndetin tënd mendor. Studimet tregojnë se mirënjohja rrit lumturinë dhe redukton stresin. Dhe nëse e ktheni këtë lloj mendimi në zakon, do të befasoheni kur të shikoni përmirësimi që nisin nga gjumi e deri tek sistemi I imunitetit.

2. Praktikoni “boshllëkun“ mendor.

Është e pamundur të qëndrosh I fortë kur rri e mendon për cfarë të ndodhi javën e kaluar apo parashikon gjëra të tmerrshme që mund të ndodhin nesër. Zbraze mendjen, qëndro I fokusuar tek e tashmja.

3. Hiquni sikur gjërat shkojnë mirë.

Studimet tregojnë se duhet të sillesh si personi që dëshironi të jeni. Kur ndryshon sjelljen, ndryshojnë edhe mendimet apo emocionet e tua. Trishtimi të mban në gjendje depresioni; ngrije kokën dhe qesh e do të ndihedh I mbushur me energji.

---- ----
----
----- ----
-----