Ballina Lajme Bota/Rajoni Tre të vdekur dhe 11 të plagosur gjatë një sulmi me bombë...

Tre të vdekur dhe 11 të plagosur gjatë një sulmi me bombë afër Kabulit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tre persona e humbën jetën, ndërsa 11 u plagosën gjatë një sulmi me bombë në Afganistan.

Bomba e vendosur afër rrugës, ishte aktivizuar në momentin kur po kalonte në autobus me përfaqësues qeveritarë në drejtim të Kabulit, të marrë me qira nga Ministria për informata dhe teknologji.

Incidenti ndodhi mbrëmë, në ditën kur përfaqësuesit e qeverisë afgane, talebanët dhe vendet kyçe, përfshirë SHBA-në dhe Rusinë, u tubuan në Moskë që të angazhohen për zvogëlim të dhunës dhe proces I shpejtë paqësor në vend. Deri më tani askush nuk e mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Talebanët e kërcënuan SHBA-në se do të kundërpërgjigjen nëse forcat amerikane në Afganistan nuk tërhiqen deri në afatin e fundit të dakorduar – 1 maj.

The post Tre të vdekur dhe 11 të plagosur gjatë një sulmi me bombë afër Kabulit appeared first on KOHA.

---- ----
-----