Ballina Lajme nacionale Tre të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë

Tre të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë

13
SHPËRNDAJE

Janë shpeshtuar aksidentet me të lënduar në vendin tonë.

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Komoran.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshirë dy automjete. Tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vendshiqimit të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

-----