Ballina Sport Tre skema të ndryshme në tre fitoret e fundit, Zidane mjeshtër taktike

Tre skema të ndryshme në tre fitoret e fundit, Zidane mjeshtër taktike

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
I shkëlqyer në fushë dhe më pas si trajner. Zinedine Zidane ka qenë një futbollist i jashtëzakonshëm, teksa prej vitesh po konfirmohet edhe në stol si një ndër më të mirët.

Francezi ia ka dalë të rikthejë Real Madrid në formën e ditëve më të bukura. “Los Blancos” fituan 2-1 El Clasicon ndaj Barcelonës mbrëmjen e kaluar, teksa në mesjavë mposhtën 3-1 Liverpool në Champions.

Kampionët në fuqi të Spanjës, po garojnë fort në të dy frontet dhe ndodhen në rrugën e duhur. Zidane ka treguar edhe njëherë qe mbetet një mjeshtër i taktikës.

Kundër Eibar, sfidë që Reali e fitoi 2-0 (3 prill), ndeshje në të cilën e rreshtoi ekipi me skemën 3-5-2. Trajneri ndryshoi ndaj Liverpool, duke zgjedhur modulin taktik 4-3-3. “Los Blancos” sërish dominuan dhe fituan ndeshjen.

Kalojmë te El Clasico ndaj katalanasve. 48-vjeçari ndryshoi sërish, duke befasuar homologun Koeman. Reali zbriti në fushë me skemën 4-4-2. Ekipi nuk dështoi dhe fitoi ndeshjen e tretë radhazi, teksa Zidane konfirmoi aftësinë e tij të jashtëzakonshme në pankinë. /abcnews.al

The post Tre skema të ndryshme në tre fitoret e fundit, Zidane mjeshtër taktike appeared first on Abc News.

---- ----
-----