
Tre persona nga Bujanoci u gjobitën me 50,000 dinarë secili për lëvizje në vende publike gjatë orës policore mes orës 17:00 deri 05:00, ndërsa dy qytetar nga Presheva u arrestuan, deklaruan në policin e Vranjës.
Të dënuarit nga Bujanoci ishin 19 dhe 39 vjeç dhe një nuk ka informacione.
Policia në Preshevë ishte gjithashtu mjaftë e ngarkuar me punë.
Policët arrestuan D.N. (1967) dhe N.N. (1991) nga afërsia e këtij qyteti, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer veprën penale të mosrespektimit të rregullave shëndetësore karantinës në shtëpi.
Gjatë kontrollit, policia nuk i gjeti në adresën e shtëpisë së tyre, duke shkelur kështu masën e izolimit.
Të dyshuarit janë dërguar në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë me një kallëzim penal. Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Bujanoc i urdhëroi ata në paraburgim deri në 30 ditë.
/BujanociNet/