Ballina Lajme Bota/Rajoni Tre javë i vdekur në kazermë, ushtria nuk i tregon familjes si...

Tre javë i vdekur në kazermë, ushtria nuk i tregon familjes si vdiq (FOTO)

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mediat britanike e cilësojnë si një “ skandal që shkon përtej imagjinatës” vdekjen e ushtarit Bernard Mongan. Trupi i tij i pajetë ka qëndruar për tre javë në kazermë përpara se dikush ta gjente. Eprorët e tij nuk e kishin kuptuar që 33 vjeçari nuk ishte në detyrë.

E veja, Beth, i ka thënë një personi të afërt se “është e tmerrshme që askush nuk ka shkuar të kontrollojë”. Beth ka fajësuar ushtrinë për vdekjen misterioze të bashkëshortit trupi I të cilit u gjet në dhomën e vet në 23 janar. Ushtria ende nuk i ka treguar familjes se në cfarë rrethanash ka ndërruar jetë 33 vjeçari.

Por nisur nga të dhënat telefonike, besohet se ai mund të ketë vdekur diku rreth Vitit të Ri. Veterani i Luftës në Irak, i cili kishte punuar në inteligjencën ushtarake, po priste transferimin në një bazë tjetër.  Por zhdukja e tij, çuditërisht nuk u vu re në asnjërën prej bazave, pavarësisht procedurave tmerrësisht të rrepta të ushtrisë. Dhe duke qenë se trupi ishte i dekompozuar shumë keq kur u zbulua, shkaku i vdekjes mund të mos mësohet kurrë, thotë shtypi britanik.

E shoqja e Bernardit, e cila pretendon se aty ku ndodhej ai kishte rënë pre e bullizmit, e akuzon ushtrinë se nuk i ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen, pavarësisht se ajo ka kërkuar vazhdimisht të dijë se çfarë ndodhi me bashkëshortin. Episodi ka shkaktuar mjaft indinjatë. Disa zëra thonë se drejtuesit ushtarakë kanë dështuar të bëjnë punën e tyre, dhe për këtë, “ca koka duhet të priten”, duke nënkuptuar masa të forta kundër tyre.

---- ----
----
-----
-----