Ballina Sport “Transferimi i Seferit, vlerë e shtuar për kampionatin shqiptar”

“Transferimi i Seferit, vlerë e shtuar për kampionatin shqiptar”

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Taulant Seferi ishte një goditje shumë e bujshme e Tiranës në merkaton e janarit. Nëpërmjet formulës së huazimit, bardheblutë do ta kenë sulmuesin e kombëtares pjesë të tyre deri në fund të sezonit, ndërsa mbi transferimin e tij në Superiore, në studion e Proçesit Sportiv ka komentuar edhe trajneri Arjan Peço.

Ky i fundit thekson se Seferi është një vlerë e shtuar për Tiranën dhe kampionatin, ndërsa shton se duke qenë në Shqipëri do të jetë edhe afër syrit të kombëtares.

“Seferi vjen nga Jang Bojs i Bernës, ekipi kampion që dominon absolutisht futbollin zvicerian në vitet e fundit. Është një lojtar shumë cilësor, e kemi parë edhe në ekipin kombëtar që ka bërë ndeshje të mira.

Është një prurje shumë e madhe për Tiranën. Ke Jang Bojs nuk ka pasur fare minuta, por kur ka luajtur me kombëtaren ka bërë ndeshje shumë të mira.

Ai e ka menduar mirë këtë hap kur ka ardhur në Shqipëri për karrierën e vet, mendoj që për Tiranën është një vlerë e shtuar, edhe për kampionatin shqiptar.

Për të ndryshuar ekuilibrat edhe të kampionatit. Seferi është nga ata lojtarë që mund të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar, pastaj se si do të luaj Tirana me Seferin dhe Muçin së bashku, këtë luks e ka Nevil Dede për ta zgjidhur. Seferi luan numër nëntë klasik, por luan edhe si dhjetsh, por edhe anësor.

Është lojtar që Tiranës do t’i bëj punë me kalimin e kohës. Është më mirë të luash në kampionatin shqiptar se sa të bësh hije në kampionate të huaja, nuk e di si e ka Seferin kontratën, por këtu është afër edhe syrit të kombëtares”, u shpreh Peço.

 

---- ----
----
----- ----
-----