Ballina Sport Transferimi i Griezman te klubi i ri do të kryhet javën tjetër

Transferimi i Griezman te klubi i ri do të kryhet javën tjetër

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pritja më në fund do të marrë fund javën që vjen. Antoine Griezman do të zyrtarizohet te Barcelona, pas kaq shumë kohësh tratativash.

Francezja “L’Equipe” bën me dije se java e ardhshme do të jetë deçizive, pasi francezi do të jetë lojtari më i ri i katalanasve, ku do të firmosë kontratën e re.

Ditën e djeshme të 1 korrikut, klauzola e ish-lojtarit të Atletikos nga 200 milionë euro shkoi në 120 milionë euro.

Pra, siç raporton kjo media, Griezman do të jetë blerja e tretë e Barcelonës, pas Netos dhe De Jong.

Kalimi i sulmuesit francez te katalanasit do të ishte një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.

The post Transferimi i Griezman te klubi i ri do të kryhet javën tjetër appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

---- ---- ----
-----