Ballina Sport Transferim i jashtëzakonshëm, Inter prezanton 17-vjeçarin shqiptar

Transferim i jashtëzakonshëm, Inter prezanton 17-vjeçarin shqiptar

11
SHPËRNDAJE

Shqiptarët vazhdojnë t’i bashkohen skuadrave të Serisë A italiane, por ka nga ata që këtë arritje e realizojnë me bujë. Ky është edhe rasti i 17-vjeçarit shqiptar Kristian Dervishi, i cili është zyrtarisht pjesë e Interit.

Klubi zikaltër konfirmoi afrimin e talentit të përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë. Djaloshi i lindur në vitin 2003 u huazua nga Atalanta, klub tek i cili ka luajtur prej disa vitesh në Akademi, ndërsa, sipas akordit, parashikohet detyrimi i blerjes së kartonit të tij.

Sulmuesi i krahut firmosi kontratën 3-vjeçare dhe do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Cristian Chivu, në ekipin e 18-vjeçarëve. Pasi ka shkëlqyer te Atalanta, tashmë Kristian Dervishi duhet të tregojë cilësitë edhe te Interi.

Sulmuesi do të jetë shok ekipi me talentin kuqezi të mbrojtjes, Ramen Çepele, që edhe pse ende nuk ka arritur të debutojë me ekipin e parë, pas sezonit fantastik me moshat dhe 4 ndeshjeve me përfaqësuesen e 18-vjeçarëve të Italisë, u grumbullua në Kombëtaren A nga trajneri Edy Reja për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë.

-----