Ballina LifeBizare Trajtim antirrudhë në kushte shtëpie

Trajtim antirrudhë në kushte shtëpie

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Ne e dimë që natyra është “shërimi” i çdo gjëje, prandaj dhe këtë herë po sjellim për ju disa receta për përkujdesjen e lëkurës tuaj tepër efektive dhe mbi të gjitha natyrale.

Provoni këto dy receta, njëra për parandalimin e rrudhave, dhe tjetra për të eliminuar qimet e padëshiruara në fytyrë.

Anti rrudhë

Përbërësit:  2 lugë vaselinë – 1 lugë vaj bajamesh ose vaj ulliri – 1 e verdhë veze – 1 lugë mjaltë – 1 avokado

Përgatitja: Ngrohni pak vaselinën për disa sekonda derisa sa të zbutet. Shtoni mjaltin dhe miksojini mirë. Më pas shtojini edhe pjesën tjetër të ingredientëve dhe përziejini derisa të arrini masën homogjene. Vendoseni masën në një kavanoz dhe lëreni të mpikset përreth 5 minuta. Lajeni mirë fytyrën, dhe aplikoni kremin në fytyrë. Masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore duke përdorur gishtat e unazave. Mbajeni maskën përreth 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me një peshqir të butë të lagur.

Heqja e qimeve në fytyrë

Përbërësit: 2 lugë miell bizelesh (gram flour) – 1/4 lugë turmerik – 4 lugë qumësht – 1 lugë lëng limoni – 1 lugë vaj arrë kokosi

Përgatitja: Shtoni të gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe miksojini derisa të arrini një masë në formë paste. Vendosni një shtresë të trashë në fytyrë, duke shmangur zonën e syve dhe të vetullave. Shpërndajeni masën në të gjithë zonën ku doni të eliminoni qimet e padëshiruara dhe lëreni përreth 10 minuta. Hiqeni pasi të ketë mbaruar i gjithë procesi, shpëlajeni dhe thajeni me një peshqir të butë. Do të shihni një diferencë të madhe në vetëm 10 minuta.

The post Trajtim antirrudhë në kushte shtëpie appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----