Ballina Sport Trajneri i Vllaznisë: Duhet të mësojmë nga momentet e vështira, do të...

Trajneri i Vllaznisë: Duhet të mësojmë nga momentet e vështira, do të kemi edhe ulje-ngritje

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vllaznia do të presë këtë të dielë, në orën 16:45, në “Loro Boriçi”, Kastriotin në kuadër të javës së 16-të të Superiores.

Trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric, në konferencën për shtyp të rastit theksoi se skuadra e tij duhet të marrë një fitore bindëse e jo “me zemër në dorë”.

Tifozët shkodranë, me rastin e 46-vjetorit, kishin varur në një nga rrugët e qytetit një urim Brdaricin.

Një suprizë për ju nga ana e tifozëve për ditëlindje. Jeni i befasuar?

Faleminderit të gjithëve për urimet, shpresoj që edhe ju të jeni mirë. Ju duhet të besoni dhe ju falenderojmë për bashkëpunimin që keni me ekipin.

Do të ishte bukur të festohej me fitore ndaj Kastriotit…

E rëndësishme është që jemi të gjithë të shëndetshëm. Është e rëndësishme që shëndeti të jetë primar, sepse shumë veta kanë humbur jetën në këtë periudhë pandemie. Nëse jemi mirë, çdo gjë tjetër rregullohet.

Vllaznia i ka bërë keq shpeshherë ndeshet “e lehta”…

Ne duhet të mësojmë prej çdo momenti. Kanë ikur 15 javë dhe do të kemi ulje-ngritje. Duhet të mësojmë prej këtyre situatave dhe t’i kalojmë.

---- ----
----
----- ----
-----