Ballina Sport Trajneri i njohur i Serie A: Mbrojtësit e kanë frikë Ibrën, si...

Trajneri i njohur i Serie A: Mbrojtësit e kanë frikë Ibrën, si unë me djalin tim 5 vjeç

20
SHPËRNDAJE

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, ka folur në lidhje me performancat e Zlatan Ibrahimovicit në Serie A.

Ai mendon se mbrojtësit e kampionatit italian e kanë frikë sulmuesin suedez.

“Zlatan dhe mbrojtësit e Serie A? Është si unë me fëmijën tim 5-vjeçar. Ata kanë frikë që ta markojnë atë.

Përpara ndeshjes Milan-Bologna, fola shumë me mbrojtësit e mi.

U thashë atyre që duhet ta markojnë si duhet. Ata të gjithë iu larguan atij dhe shënoi dy gola”, – tha ai.

Zlatan po kalon një moment shumë të mirë, pasi po tërheq ekipin e Milanit.

-----