Ballina Sport Trajneri i Holandës shtrohet me urgjencë në spital në Amsterdam

Trajneri i Holandës shtrohet me urgjencë në spital në Amsterdam

25
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares Holandeze, Ronald Koeman u shtrua me urgjencë në spitalin në Amsterdam, për shkak të problemeve me zemrën.

Mediat holandeze informojnë se për momentin tekniku është i vetëdijshëm dhe gjendja është drejt stabilizimit.

Lajmi u konfirmua nga menaxheri i Koeman fillimisht dhe më pas edhe nga bashkëshortja e tij Bertina, e cila ndodhet gjithashtu në spitalin e Amsterdamit, për t’i qëndruar pranë të shoqit.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Holandës në triumfin në Euro 88, ndërsa ka fituar edhe dy Kupa Evropiane në nivelin e klubeve, me PSV Eindhoven më 1988, dhe Barcelona më 1992.

Ai ka fituar katër tituj me radhë të La Ligës me Barcelonën mes viteve 1991 dhe 1994, po ashtu tri Eredivisie me PSV dhe të tjerë me Ajax-in.

Koeman si futbollist ka shënuar 193 gola në 535 paraqitje,ndërsa me tulipanët ka bërë 78 paraqitje dhe 14 gola.

-----