Ballina Lajme Bota/Rajoni Tragjike/ Një emigrant i vdekur dhe pesë të plagosur nga përleshjet në...

Tragjike/ Një emigrant i vdekur dhe pesë të plagosur nga përleshjet në kufirin greko-turk (foto)

137
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një emigrant humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes me policinë greke në kufi, në përpjekje për të hyrë në territorin helen.

“Policia dhe njësitë kufitare të Greqisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës, gaz tymues, bomba zhurmuese, plumba gome dhe plumba të vërtetë ndaj refugjatëve që ndodhen në zonën e ndërmjetme mes pikave kufitare greke Kastanies dhe pikës kufitare turke Pazarkule. Si pasojë e hapjes së zjarrit, janë plagosur pas goditjes me plumba të vërtetë 3 refugjatë në këmbë, një refugjat në zonën e legenit, njëri në kokë dhe një tjetër në gjoks. Personi mashkull ende i paidentifikuar që u plagos në gjoks pas ndërhyrjes së parë në vendin e ngjarjes është dërguar me ambulancë në spitalin universitar Trakia dhe ku më pas ai ka humbur jetën pavarsisht ndërhyrjeve të bëra këtu”, thuhet në deklaratën e prefekturës së Edirnesë.

Ndër të tjera në deklaratë theksohet se në ngjarjet e përjetuara kanë qenë të pranishëm dëshmitarë edhe anëtarët e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentit të Turqisë.

---- ----
----
-----
-----