Ballina Lajme Bota/Rajoni Tragjedi në varrimin e Soleimanit, vdesin të paktën 35 njerëz

Tragjedi në varrimin e Soleimanit, vdesin të paktën 35 njerëz

99
SHPËRNDAJE

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në varrimin e komandantit Iranian, Qasem Soleimanit.

Së paku 35 njerëz humbën jetën në turmë gjatë varrimit të komandantit ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, në qytetin Kerman.

Deri tek incidenti erdhi pasi njerëzit nisën të shkelin njëri-tjetrin.

Afro 50 persona të tjerë u plagosën, raporton BBC.

Miliona njerëz vlerësohet të kenë dalë në rrugët e Kermanit – vendlindjes së Soleimanit.

Ata brorhorisin “vdekje Amerikës” dhe “vdekje presidentit amerikan, Donald Trump”.

Soleimani u privua nga jeta në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara më 3 janar.

Vr’asja e tij i ka çuar në kulm tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër.

Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vr’asjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vr’asjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terr’orist”.

-----