Tragjedi në Istog: Vdes gruaja që u plagos me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë tronditi sonte Istogun, ku një grua në moshë të re u plagos me armë zjarri.

Viktima u dërgua për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku edhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike.

Burime të Indeksit pohojnë se viktima, L. Maxharraj-Shoshi nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Plagosja e dyshimtë e 25-vjeçares po hetohet nga njësitet relevante të policisë.