Ballina Sport Tragjedi në familjen Zidane, trajneri braktis përgatitjet me Realin

Tragjedi në familjen Zidane, trajneri braktis përgatitjet me Realin

43
SHPËRNDAJE

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane braktisi përgatitjet me “Los Blancos” ditën e djeshme, pasi humbi një nga njerëzit më të afërt të familjes, vëllanë e tij.

54-vjeçari Fahrid Zidane u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Realit të Madridit.

Në seancën e sotme stërvitore, stafi teknik dhe futbollistët e Realit të Madridit mbajtën një minutë heshtje në nder të trajnerit të parë të tyre.

The post Tragjedi në familjen Zidane, trajneri braktis përgatitjet me Realin appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----