Ballina Lajme Bota/Rajoni Tragjedi/ Makina përfshihet nga flakët, 3 fëmijë digjen brenda (Foto)

Tragjedi/ Makina përfshihet nga flakët, 3 fëmijë digjen brenda (Foto)

44
SHPËRNDAJE

Një makinë u përshi nga flakët duke u marrë jetën 4 personave. 3 nga viktimat ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Brisbane, të Australisë. Viktima e katërt është një burrë ndërsa një grua ka marrë djegie të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka krijuar një skenë krimi në rrugën periferike në Camp Hill në lindje të qytetit. “Është një skenë e tmerrshme”- u tha gazetarëve inspektori Mark Thompson.

“Është shumë herët për hetim, por automjeti ishte përfshirë plotësisht nga flakët në momentin që arriti policia”- tha ai.

Në spital ka përfunduar edhe një kalimtar i cili ishte munduar të jepte ndihmën e parë. Kalimtari ka pësuar djegie në fytyrë, bëri me dije zëdhënësi i ambulancës në Queensland.

-----