Ballina Lajme nacionale Top Channel sfidon TV Klan me transmetime maratonë për “Zgjedhjet 2019”

Top Channel sfidon TV Klan me transmetime maratonë për “Zgjedhjet 2019”

13
SHPËRNDAJE

Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në të gjithë Shqipërinë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në të njëjtën orë që përkon me hapjen e Qendrave të Votimit në të gjithë vendin, ka startuar në ekranin e Top Channel dhe Top News një maratonë elektorale, e drejtuar nga gazetarja e njohur Eni Vasili.

Moderatorja e emisionit politik “Open” që transmetohet dy herë në javë në ekranin e Top Channel e ka transformuar studion në një arenë diskutimesh me analistë dhe politikanë të ndryshëm për “Zgjedhjet Lokale 2019”.

Në këtë maratonë elektorale të ftuarit “rifreskohen” çdo dy orë, për t’i ofruar publikut opinione dhe argumente të ndryshme mbi procesin që vijon, kryesisht i qetë në 61 bashki të vendit.

Gjithashtu nuk mungojnë përgjatë transmetimit lidhjet direkte nga e gjithë Shqipëria me mbi 110 gazetarë në terren, të cilët informojnë në kohë reale për apdejtimin e shifrës së votuesve apo incidente të mundshme.

Por, ndërkohë që në Top Channel transmetohet një maratonë elektorale, një panoramë krejt ndryshe shfaqet në një tjetër televizion kombëtar.

Televizioni Klan është duke transmetuar si çdo të dielë një emision të drejtuar nga Ardit Gjebrea, që i ngjan më shumë një salle të lojërave të fatit.

Më saktë kemi të bëjmë me një show ku shiten “tallona me bingon e Arditit”, ndërkohë që Shqipëria zhvillon një nga proceset më të rëndësishme në demokraci, siç është e drejta për të votuar dhe për të zgjedhur drejtuesit e bashkive.

-----