Ballina Sport Tonali: Askush nuk e priste këtë Milan, me United dhamë sinjal të...

Tonali: Askush nuk e priste këtë Milan, me United dhamë sinjal të qartë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Milani u mposht nga Spezia dhe nga Interi në derbi, çka bëri që kreu të merrej nga Interit. Dy hapa fals që sigurisht e shtuan tymnajën rreth klubit të madh italian, që ka vuajtur shumë nga dëmtimet kohët e fundit.

Dje kundër Manchester United, edhe pse nuk kishin disa titullarë të rëndësishëm, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe barazuan me “Djajtë e kuq”.

Mesfushori Sandro Tonali, në prag të duelit me Napolin, thekson se Milani dha një mesazh të qartë me atë që shfaqi kundër anglezëve në sfidën e Europa League.

“Objektivi ynë është të harrojmë atë që ndodhi, pasi ne kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme të dielën. Dje dërguam një sinjal të rëndësishëm për këdo dhe jo vetëm për klubet në Europë, pasi askush nuk e priste atë”, është shprehur Tonali për Sky Sport Italia. /abcnews.al

The post Tonali: Askush nuk e priste këtë Milan, me United dhamë sinjal të qartë appeared first on Abc News.

---- ----
-----