Ballina Sport Tomas Strakosha në orbitën e Çelsit/ Shifra marramendëse për portierin shqiptar të...

Tomas Strakosha në orbitën e Çelsit/ Shifra marramendëse për portierin shqiptar të Lazio

47
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kepa Arrizabalaga erdhi në verën e vitit 2018 te Çelsi për shumën rekord të 80 milionë eurove nga Atletik Bilbao. Përtej shumës së çmendur të paguar për të, Kepa nuk ka arritur të justifikojë këtë sakrificë.

Ky sezon ka qenë shumë negativ për të, duke humbur totalisht besimin e Lampard, i cili ka udhëzuar klubin ta shesë për të sjellë një tjetër portier. Nga 36 portierët, që kanë luajtur këtë sezon në Premier Ligë, vetëm ai i Sauthempton, Angus Gan ka bërë me keq se Kepa në mesataren e pritjeve.

----

Çelsi prej kohësh ka nisur ofensivën për të gjetur një portier të denjë për atë skuadër dhe Andre Onana është përfolur prej kohësh. Gjithsesi, ndalesa për shkak të koronavirusit dhe kriza e madhe financiare që po e shoqëron këtë pauzë e bën të vështirë blerjen e kamerunasit.

Kështu, “Football London” raporton se në tavolinën e drejtoreshës Granovskaia janë dy emra të tjerë. I pari është mjaft i njohur për ne shqiptarët.

Quhet Tomas Strakosha. Ylli i Lacios ka bërë shumë mirë këtë sezon dhe ka ngjallur interesin e një sërë klubesh, përfshirë edhe Totenhamin. Së fundmi zbulohet se Çelsi është “magjepsur” nga 25-vjeçari dhe është i gatshëm të hidhet në sulm për të.

Klubi londinez e di mjaft mirë se Lacio kërkon shumë më shumë se 18 milionë paundët e çmimit të Strakoshës në merkato, por kjo pritet të përballohet nga financat e klubit në pronësi të manjatit Abramoviç. Ndërkohë emri i radhës është një serb. Bëhet fjalë për Pedrag Rajkoviç të Reims në League 1.

Përtej paraqitjeve të mira, gazeta londineze raporton se 24-vjeçari qëndron pas Strakoshës në listë, për faktin se i duhet akoma kohë për tu sprovuar në arenën e madhe europiane.

----- ----