Ballina Lajme Bota/Rajoni Tmerrohen banorët/ Një burrë i zhveshur dhe me thika hipën sipër çatisë

Tmerrohen banorët/ Një burrë i zhveshur dhe me thika hipën sipër çatisë

64
SHPËRNDAJE

Në një lagje të qetë në Brisbane të Australisë, forcat e rendit kanë rrethuar një shtëpi, sipër të cilës qëndronte një burrë i armatosur me dy thika.

Banorët u përfshinë nga panik, pasi një burrë gjysmë i zhveshur dhe që pinte duhan gjitha kohës, u pa në ccatinë e një banese.

Askush nuk u lëndua nga ai, por rreziku ishte i madh, pasi burri mund të hidhte thikat dhe të plagoste dikë.

Motivet e qëndrimit të tij mbi ndërtesë, mbeten të panjohura, ndërsa policia vazhdoi përpjekjet që ta bindë për të zbritur poshtë.