Ballina Sport Tjetër “rikthim” për Ibrën, bomberi gati për sfidën me United

Tjetër “rikthim” për Ibrën, bomberi gati për sfidën me United

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Tjetër rikthim për Zlatan Ibrahimovic. Pas rikthimit në kombëtaren suedeze pas plot 5 vite mungesë, 39-vjeçari është stërvitur me ekipin ditën e sotme dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin me Manchester United.

Kujtojmë që sulmuesi veteran nuk luan që nga ndeshja e 28 shkurtit me Romën dhe sipas raportimit të “Sky Sport Italia” ai pritet të jetë gati për sfidën e kthimit me United në Europa League.

 

Rikthimi i tij konsiderohet shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, pasi ata kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit. Ende nuk dihet nëse Zlatan do ta nisë sfidën si titullar, por rëndësi ka fakti se ai është kthyer të stërvitet me pjesën tjetër të grupit. /abcnews.al

The post Tjetër “rikthim” për Ibrën, bomberi gati për sfidën me United appeared first on Abc News.

---- ----
-----