Ballina Sport Tiranës nuk i ndahen çështjet në FIFA, i padit edhe dështimi i...

Tiranës nuk i ndahen çështjet në FIFA, i padit edhe dështimi i merkatos

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Derrick Sasraku u afrua më bujë nga Tirana në verë, por ganezi në asnjë moment nuk tregoi që ishte ai pasuesi ideal i Michael Ngoo. Afrikani shënoi vetëm një gol në Superiore dhe pa asnjë diskutim ka qenë një nga dështimet e bardhebluve në merkato.

Në janar më pas u raportua për largimin e tij, por Tirana nga ana tjetër nuk ka dalë me asnjë njoftim. Së fundmi vetë lojtarë ka zbuluar përmes një deklarate për “Panorama Sport” se ka kërkuar prishjen e kontratës në FIFA.

“Situata është e thjeshtë. Unë kam luajtur i dëmtuar, sepse u lëndova në sfidën me Kukësin në nëntor. Pas asaj ndeshjeje luajta i dëmtuar, duke ndihmuar skuadrën. Më pas m’u premtua që do të ndihmohesha për operacionin në gju, por nuk ndodhi.

Prita gjatë, ndërkohë që menaxheri i shtroi klubit disa kërkesa të tjera, plus ato financiare, ndonëse asnjëherë nuk morën përgjigje. Në këto kushte kërkuam prishjen e kontratës në FIFA”, është shprehur 26-vjeçari, Derrick Sasraku. /abcnews.al

The post Tiranës nuk i ndahen çështjet në FIFA, i padit edhe dështimi i merkatos appeared first on Abc News.

---- ----
-----