
Përball bardhebluve do të jetë Teuta e cila ka vetëm dy humbje në këto 19 javë të Superligës dhe skuadra me mbrojtjen më të mirë. Gjithsesi në prag të kësaj ndeshje drejtuesit e ekipit durrsak kanë vendosur që të qëndrojnë heshtje për shtyp.
Po sa ka ndikuar humbja me Kukësin, një rivali direkt, tek gjëndja psikologjike e ekipit të Tiranës?
Ndërkohë Tiranës në këtë takim do t’i duhet të bëjë pa Torranën e dëmtuar, Najdovskin që ka rezultuat pozitiv ndaj Covidit dhe pa Danson që ka plotësuar numrin e kartonëve. Kjo do të ‘ja bëjë edhe më tëv ështirë përballjen.
Ndërkohë ditën e shtunë do të zhvillohen edhe 2 takime të tjera, Laci Kastrioti dhe Apollonia Bylis, për t’i lënë rradhën të dielën përballjeve Skëndëeberu Vllaznia dhe superndeshjes Kukësi-Partiani.