Ballina Sport Tirana-Partizani/ Qetësohet situata, publikohen formacionet zyrtare

Tirana-Partizani/ Qetësohet situata, publikohen formacionet zyrtare

13
SHPËRNDAJE

Përplasjet e dhunshme mes tifozerive të Tiranës dhe të Partizanit kanë shkaktuar kaos që një orë para fillimit të derbit mes dy skuadrave. Menjëherë u bë e qartë që stjuardët do ta kishin shumë të vështirë të menaxhonin situatën në këto rrethana.

Ky është ballafaqimi numër 154 mes dy rivalëve historik, teksa këtë herë është i vlefshëm për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

Pas pesë javëve të para, bardheblutë kanë grumbulluar 10 pikë, ndërsa të kuqtë 7.

Kjo sfidë do të luhet në orën 19:00 dhe tashmë gjithçka është gati, me të dy trajnerët që i kanë bërë publike formacionet zyrtare.

Pak më parë pati një sherr mes disa prej tifozëve të të dy ekipeve, që kaluan rrethimin dhe u përleshën mes tyre, por tashmë situata u qetësua dhe lojtarët po bëhen gati për derbin.

Formacionet

Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Hasani, Torasa, Kobina, Cale, Ngoo.

Trajner: Ardian Mema

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi, Romero, Broja, Kordeiro, Asani, Çinari, Somolon.

Trajner: Franko Lerda

The post Tirana-Partizani/ Qetësohet situata, publikohen formacionet zyrtare appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----