Ballina Sport Tirana nuk ndalet/ Bardheblutë marrin fitoren e dytë në stadiumin e ri,...

Tirana nuk ndalet/ Bardheblutë marrin fitoren e dytë në stadiumin e ri, ‘bie’ Teuta

8
SHPËRNDAJE

Tirana vazhdon ecurinë pozitive nën drejtimin e trajnerit Egbo. Bardheblutë kanë triumfuar 2-1 në ndeshjen e kësaj jave të zhvilluar në stadiumin e ri Kombëtar ndaj skuadrës së Teutës.

Durrsakët ishin të parët që kaluan në avantazh, por të mbështetur edhe nga tifozët e shumtë bardheblu në stadium, lojtarët e Tiranës gjetën forca dhe arritën të barazojnë rezultatin pas një gabimi fatal nga mbrojtësit e Teutës. Autori i golit ishte Ngoo në minutën e 27. Ende pa u mbyllur festa e golit të barazimit, Tirana do të gjente edhe atë të avantazhit, me anë të Torassa-s, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 39.

Në fundin e pjesës së parë, Çyrbja e la skuadrën e Teutës me një lojtar më pak, duke ia bërë Tiranës më të lehtë menaxhimin e avantazhit deri në fundin e takimit. Madje, duke gabuar edhe disa herë para portës së Teutës për të shënuar edhe golin e tretë.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në kampionat për Tiranën, e cila ndodhet në vendin e dytë në renditje, në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Kukësi i vendit të parë.