Ballina Lajme nacionale Tirana nikoqir i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kosova s’merr pjesë...

Tirana nikoqir i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kosova s’merr pjesë shkaku i Vuçiqit

7
SHPËRNDAJE

Sot nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kosova s’merr pjesë shkaku i Vuçiqit.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot dhe nesër do të zbarkojnë në Tiranë në takimin e tretë rajonal mes këtyre vendeve.

Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e nikoqirit të këtij takimi, kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Ai në një postim në Facebook ka treguar disa nga arsyet pse Kosova nuk duhet të jetë e pranishme në këtë takim, njofton Klan Kosova.

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”.

Ky takim vjen pas dy takimeve të mëparshme të këtij niveli të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

Për shkak të rrethanave të njëjta, Kosova e kishte refuzuar pjesëmarrjen edhe në dy takimet paraprake.