Ballina Sport Tirana kampione, Veliaj shpërblim 150 milionë lekë: Vlen për të gjitha ekipet...

Tirana kampione, Veliaj shpërblim 150 milionë lekë: Vlen për të gjitha ekipet që do të sjellin kupa në Tiranë…

12
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur premtimin, duke i dhënë klubit të Tiranës 150 milionë si shpërblim financiar për futbollistët, stafin teknik dhe stafin mbështetës, pas fitimit të titullit kampion.

Në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe theksoi se kjo ofertë vlen për të gjitha ekipet që do të sjellin kupa në Tiranë.

“Më vjen mirë që fjalën e dhënë e mbajmë deri në fund dhe është hera e parë që një Bashki jep një shpërblim të kësaj natyre. Jam shumë i lumtur që kupa e futbollit do të vazhdojë të rrijë në Tiranë edhe këtë vit. I uroj shumë sukses ekipit të Tiranës, teksa vazhdon ndeshjet, projektet dhe endrrat për më tej.   

E di që një pjesë e lojtarëve po avancojnë në karrierën e tyre, e di që disa të tjerë që i janë bashkuar ekipit të Tiranës dhe ndaj besoj që, shpërblimi prej 150 milionë lekë, më i madhi i dhënë nga ndonjë Bashki në Shqipëri, të shkojë për historinë e suksesit, jo vetëm të futbollistëve, por edhe të stafit teknik që mundëson suksesin e ekipit. Kjo ofertë vlen për të gjitha ekipet që do të sjellin kupa në Tiranë dhe kushdo që fiton kampionatin apo edhe kampionate të tjera, mund të jenë volejbollistët e Farkës apo basketbollistët e Dinamos, ne do të vazhdojmë të shpërblejmë ata që e stolisin me kupa Tiranën”, tha ai.

Vlen për tu kujtuar se pavarsisht se Veliaj shprehet se çdo ekip që sjell Kupa në Tiranë do të shpërblehet, për vitin që shkoi nuk është mbajtur i njëjti qëndrim.

Edhe pse Partizani u shpall kampion, nga bashkia e Tiranës nuk është se pati ndonjë shpërblim.

Mirë do ishte që të gjitha klubet e kryeqytetit të trajtoheshin me të njëjtat standarte si klubi i Tiranës, që me meritë u shpall kampion dhe e meriton shpërblimin.

Por, dhe klubet e tjera nuk duhet lënë pas. Edhe ato paguajnë dhe kontribojnë për Tiranën, njësoj siç bardheblutë. (TemA)

-----