Ballina Sport Tirana fiton derbin e Shqipërisë përballë Vllaznisë. Fiton Bylis, barazon Kastrioti

Tirana fiton derbin e Shqipërisë përballë Vllaznisë. Fiton Bylis, barazon Kastrioti

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Teuta dhe Vllaznia barazuan ditën e djeshme, ndërkohë që tani po zhvillohen tre duele të tjera të Kategorisë Superiore. Finale të gjitha, që kanë nisur prej orës 13:00. Sigurisht spikat mbi të tjerat klasikja e futbollit shqiptar.

Vllaznia pret Tiranën në Shkodër dhe kërkon tre pikët. Bardheblutë, me mungesa në këtë ndeshje, do mundohen të surprizojnë. Në një orar me këtë duel luhen dy finalet e tjera, ato për mbijetesën.

Bylisi pret Skënderbeun dhe tre pikët janë shumë të rëndësishme për ballshiotët, sikurse edhe për Kastriotin që do të ndeshet me Apoloninë në Kamzë. Krutanët me një fitore do të ishin mjaft të qetë në vazhdim.

Java e 21-të e Superiores mbyllet në Elbasan, aty ku prej orës 16:00 Partizani përballet me Laçin. Dy skuadra që duan titullin kampion dhe vijnë pas një serie rezultatesh pozitive dhe që do të bëjnë maksimumin për të marrë pikët e plota sot.

---- ----
----
-----
-----