Ballina AKTUALE Tirana e mbështetë Luginën për tekstet shkollore

Tirana e mbështetë Luginën për tekstet shkollore

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me datën 30 Prill 2021, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, është mirëpritur në takim nga Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Evis Kushi.
Çështje e teksteve mësimore është parësore në ngritjen e cilësisë në arsimin e Luginës. Vlerësuam bashkërisht se sigurimi i lejeve të përdorimit dhe i librave shkollor falas për 4052 nxënës për herë të parë ishte një e arritur jashtëzakonshëm pas më shumë se dy dekada.
Kryetari i KKSH-së Mustafi, ministëren Kushi, e ka njoftuar me planin e veprimit dhe dinamikën e përcaktuar në përmbylljen e sigurimit të leje të përdorimit edhe me njëzet libra shkollor për shkollat fillore dhe fillimin e procedurave për librat shkollorë për nivelin e mesëm.
Ku kan marur mbështetjen e fuqishme që në bashkërendim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës do të kenë vëmendjen e nevojshme nxënësit dhe mësimdhënësit e Luginës.
Gjithashtu, bashkëbiseduam edhe çështjen e diplomave, kuotat për studentët, trajnimi e avancimi i mësimdhënësve dhe modernizimin e shkollave për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

---- ---- ----
-----