Ballina Lajme nacionale ‘Tik tak, tik tak’, garda e re e LDK-së, paralajmërojnë se po...

‘Tik tak, tik tak’, garda e re e LDK-së, paralajmërojnë se po vjen koha e tyre

23
SHPËRNDAJE

Në fund të kësaj jave do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën do të kalojë një sfidë tjetër, atë të zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë takuar sot në Kuvend, e deputetja Doruntina Maloku ka publikuar një foto me mbishkrimin “Tik tak, tik tak…”.

Këta të fundit, që njihen edhe si garda e re e partisë po paralajmërojnë se koha e tyre është duke ardhur.

Për më shumë, shikojeni fotografinë e postuar nga Doruntinë Maloku, shihen Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj.

-----