Ballina Sport Tifozët shpresojnë, Premier League mund të rinisë në qershor

Tifozët shpresojnë, Premier League mund të rinisë në qershor

16
SHPËRNDAJE

Në Angli dëshira është e madhe që Premier League të rinisë në muajin qershor. Situata në vend është mjaft e vështirë, për shkak të pandemisë që ka shkaktuar mbi 15 mijë të vdekur, por federata angleze ka një plan me drejtuesit e Premier League-s që ky sezon të përfundojë deri në fund të korrikut.

Ky propozim ka gjetur mbështetjen edhe të 20 klubeve të Premier League të cilat diskutuan nëpërmjet një video-konference pas udhëzimeve të fundit të qeverisë.

Për këtë arsye është parashikuar që skuadrat të rinisin stërvitjen në mesin e muajit maj, më shpresën se COVID-19 do ta lejojë, që më pas futbollistët të jenë në gjendje ti kthehen lojës së luajtur në fushë në datat 13-14 qershor.

Futbollit anglez më pas do të kishte shtatë javë për të luajtur 92 ndeshjet e mbetura të kampionatit, gjithmonë pa praninë e tifozëve në stadiume. Një mundësi kjo që do të shkonte në sinkron me atë që ka kërkuar UEFA, e cila muajin gusht e sheh si mundësinë për të zhvilluar kupat e Evropës, me Champions League që siç është thënë do të diskutohet më 29 gusht në Stamboll.

Nëse e gjitha kjo do të mbesë një hipotezë, klubet e Premier League janë dakordësuar për një tjetër detaj. Bëhet fjalë për faktin që futbolli të mos nisë më për këtë sezon. Në këtë rast më pas nuk do të luhet para muajit tetor, gjashtë muaj pas ndeshjes së fundit zyrtare të luajtur në Angli.

-----