Ballina Sport Tifozet e Partizanit dedikim viktimave te termetit. Ja çfare ndodhi ne stadium

Tifozet e Partizanit dedikim viktimave te termetit. Ja çfare ndodhi ne stadium

20
SHPËRNDAJE

Momente prekëse pak çaste para nisjes së derbit Partizani-Tirana në Air Albania stadium. Dedikime për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit dhe nderim për njerëzit e përkushtuar që punuan në ndihmë të të prekurve.

Në fushën e gjelbër kanë hyrë me radhë forcat e ushtrisë, policisë, zjarrfikësve dhe urgjencës civile që morën pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit, teksa tifozët e dy grupimeve i përshëndetën me duartrokitje të gjata.

Një tjetër çast kulmor ka qenë dedikimi i tifozëve të Partizanit.
“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”, shkruhej në pankartën gjigante të hapur në rreshtat e tifozëve në kujtim të 51 personave që humbën jetën.

The post Tifozet e Partizanit dedikim viktimave te termetit. Ja çfare ndodhi ne stadium appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.